Një pjesë e lagjes “Mati 1” në Prishtinë ka mbetur pa rrymë që nga ora 18:30

Një pjesë e lagjes “Mati 1” në Prishtinë ka mbetur në terr që nga ora 18:30.

Bëhet fjalë për rrugën “Muharrem Fejza”.

Ballkani.info mëson se ndërprerja e energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e prishjes në trafon kryesore në Veternik.

Ende nuk dihet se kur do të kthehet energjia për banorët që kanë filluar të ankohen edhe në rrjetet sociale. /Ballkani.info/