Një person tenton ta sulmojë inspektoren komunale në Mitrovicë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti ka tentuar ta sulmojë një inspektore komunale në Mitrovicë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 15:30, përcjell Demokracia.com.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë: 

Sheshi Mehë Uka, Mitrovicë 26.03.2022-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ka tentuar ta sulmoj inspektoren komunale, mirëpo ka intervenuar policia dhe e ka futur situatën nën kontroll. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.