Lajmi i fundit

I jep fund jetës pronari i “Shell Kosova”, Lulzim Kryeziu!

Lulzim Kryeziu, djali i afaristit të ndjerë Latif Kryeziu nga Bubaveci i Malishevës, sot i ka dhënë fund jetës. Sipas burimeve të gazetës “Epoka e re”, Lulzimi ka varur veten. Ai ka qenë afarist i suksesshëm, pronar i qindra pikave të derivateve “Shell Kosova”.

Kohën e fundit Kryeziu ka pasur disa telashe me drejtësinë. Ai është liruar nga qendra e paraburgimit disa ditë më parë.

Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shermet Elezaj ka thënë se personi është gjetur i varur në objektin e biznesit të tij dhe se prokurori tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren veprimet e nevojshme.

“Kemi pranuar informatën që një person është gjetur i varur në objektin e biznesit të tij në fshatin Mleqan. Prokurori publik ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë veprimet e nevojshme”, ka thënë ai.

Elezaj ka thënë se viktima është mashkull i moshës madhore megjithatë s’ka dhënë informacione të tjera./Ballkani.info/