Një tifoz i klubit të kategorisë së dytë angleze, Blackpool, ka vdekur nga lëndimet e rënda në kokë, të marra në një përleshje me tifozët e Burnleyt, raportojnë mediat britanike.
Tony Johnson, një tifoz 55-vjeçar, u gjet në një gjendje të rëndë jashtë një lokali në Blackpool të shtunën mbrëma pas një përleshjeje pas ndeshjes. Atij i është dhënë ndihma, pas së cilës është dërguar në spital, ku ka ndërruar jetë mbrëmë, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.
Policia u bëri thirrje të gjithëve që filmuan ngjarjen të dërgojnë pamjet, u bëri thirrje dëshmitarëve të paraqiten dhe deklaruan se do të shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë.
Klubi i futbollit Blackpool tha se ishte “thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar” kur mësoi se një tifoz kishte humbur jetën tragjikisht.
Blackpool dhe Burnley barazuan 0:0.
Burnley është i pari në tabelën e Championship, ndërsa Blackpool është i 22-ti dhe në zonën e rënies.
The Club will be offering an open book of condolence from 4pm in the Moretti Lounge today, with supporters also invited to lay flowers at the Mortensen Statue, giving everyone associated with the football club the chance to come together and remember a lifelong Seasider. https://t.co/p94j8sI9av
— Blackpool FC (@BlackpoolFC) March 6, 2023







