Një orë pune e tij vlen plot 900.000 dollarë!

Një orë punë e miliarderit dhe inovatorit Elon Musk kushton 900.000 dollarë.

Këtë e kanë përllogaritur analistët e BI të cilët për bazë e kanë marrë rrogën e tij dhjetë vjeçare dhe të dhënat të cilat i ka publikuar.

Sipas atyre të dhënave, ai punon 120 orë në javë.

Vlera e kompanisë së tij, Tesla, javën e kaluar u rrit me 11 për qind. Disa vlerësojnë se Elon Musk ka përfityar 1.43 miliardë dollarë, transmeton Ballkani.info.

Në intervistë për Nju Jork Times, Musk ka folur për planin e tij të punës, ndërsa miqtë që një kohë po i thonë se duhet të merr pushim.

Ai javë të lirë nuk ka pasur që nga viti 2001 kur ishte sëmurë me malarie, ndërsa ka pasur periudha që nga 4 ditë nuk ka dalur fare nga fabrika.

Musk është bërë simbol i ri për njerëzit që punojnë shumë, pasi që edhe në martesën e vëllait të tij ka qenë vetëm disa orë dhe më pas është kthyer në kompani ku ka mbajtur takime.

Kjo ka bërë që të gjithë të mendojnë se sa vlen një orë pune e tij.

Thuhet se Musk është i “peshon” 23 miliardë dollarë, pasi që për projketin e tij Space X nuk dihet shumë rreth të ardhurave.

Marrë parasysh se punon 17 orë në ditë mesatarisht, dhe për 10 vjet i ka fituar 55.8 miliardë dollarë, do të thotë se një orë pune e tij është afërisht 900 mijë dollarë. /Ballkani.info/