Një orë lojë në derbin e Anamoravës, Drita gjithnjë e më afër fitores kundër Gjilanit

Kanë kaluar 60 minuta lojë në derbin e madh ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, në kuadër të javës së shtatë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita vazhdon të jetë në avantazh 3:0 kundër Gjilanit në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, raporton Demokracia.com.

“Bardhekaltrit” tre golat i realizuan në pjesën e dytë të përballjes, me Blend Baftiun që zhbllokoi shifrat dhe dy golat e Marko Simonovskit.

Drita e Ardian Nuhiut e ka nisur me dominim edhe fraksionin e dytë të lojës, por pa ndonjë rast konkret.