Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e 12 vjeçarit në Fushë Kosovë

Është caktuar masa e paraburgimit kundër të pandehurit S.O, i cili dyshohet për vrasjen e 12 vjeçarit në Fushë Kosovë.

Gjykata ka marrë vendim për masën e paraburgimit prej 1 muaji.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.O. për shkak të veprave penale ‘Vrasja e rëndë’”, thuhet në komunikatë, duke shtuar Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit S.O. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit nga neni 187 par.1 nën par.1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, për faktin se nëse i pandehuri do të gjendej në liri i njëjti mund të ik, të fshihet me qëllim të shmangies nga procedura penale, mund të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, mund të ndikojë në dëshmitarë dhe ekziston rreziku i përsëritjes së veprës së njejtë apo të ngjashme penale”, thuhet tutje në komunikatë.

Tutje theksohet se kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

loading…