Gjakovë

Një muaj paraburgim për personin i cili akuzohet se e detyroi 16-vjeçaren të kryej seks oral

Një muaj paraburgim për P.Rr., për shkak se ka kryer vepër penale të dhunimit.

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit P. Rr., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të dhunimit.

” Më 11 maj 2020 rreth orës 11:30 në Gjakovë, me presion ka kryer akt seksual-oral me të miturën-dëmtuarën nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Gjakovës.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaj, i cili do të llogaritet nga data 12 maj 2020 dhe do të zgjasë deri më 11 qershor 2020.