Policia

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau nga pakujdesia anëtaren e familjes

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit M.ZH për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje nga pakujdesia.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri M.ZH..në liri ekziston rreziku i ikjes së tij, po ashtu mund t’i asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarë.

I pandehuri M.ZH.dyshohet se me datë 20.12.2020 rreth orës 23.30 në Podujevë, nga pakujdesia kishte shkrepur armën e markës “Magnum” dhe në atë moment kishte pësuar lëndime anëtarja e familjes – tani e ndjera SH.ZH., e cila me datë 21.12.2020 nga plagët e marra kishte ndërruar jetë në QKUK.