Një krijesë e quajtur njeri që jeton në Prishtinë: Tenton t’i largojë pengesat e betonit në shtegun e biçikletave VIDEO

Një qytetar është incizuar derisa ka tentuar t’i largojë pengesat e betonit të cilat janë vendosur në shtegun e biçikletave në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Videon e ka shpërndarë në Facebook Adrian Berisha, i cili është i angazhuar vullnetarisht në disa projekte në shërbim të komunitetit të komunës së Prishtinës.  

“Ja ne krijesë me të cilin e ndajmë hapësirën e përbashkët të qytetit tonë. Kjo video veç e vërteton se: Njeriu është kafsha ma e keqe në planetin tokë. Marre!”, ka shkruar Berisha.