Ushtria serbe

Një kapiten i ushtrisë serbe dënohet me burgim të përjetshëm për përdhunimin e vajzës së tij të mitur

Një kapiten i ushtrisë serbe u dënua me burgim të përjetshëm për përdhunimin e vajzës së tij të mitur gjatë periudhës nga nëntori 2019 deri në maj të vitit 2022.

Siç thuhet në njoftim, gjykata me rastin e masës së dënimit ka marrë parasysh rrethana të shumta rënduese që kanë të bëjnë me mënyrën dhe kohën e kryerjes së veprës penale.

“Gjykata konstatoi se ky lloj vendimi ndikon që qytetarët e tjerë të përmbahen nga kryerja e krimeve të rënda të tilla dhe të ngjashme”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Publiku ishte i përjashtuar gjatë gjykimit dhe vendimmarrjes.