Një iPhone i gjeneratës së parë ka dalë në ankand, nuk mund ta besoni dot sa vlerësohet

Një iPhone i gjeneratës së parë, i papërdorur më parë dhe i prodhuar në vitin 2007, pritet të shitet për më shumë se 50,000 dollarë në ankand.

Smartphone, është identik me pajisjen e mbajtur nga Steve Jobs në prezantimin e tij të paharrueshëm të Apple, ka një kamerë 2 megapikselë dhe memorie 8 GB.

Telefoni iu dha një gruaje, Karen Green, si dhuratë kur ajo mori një punë të re atë vit, sipas Business Insider. Por Green tashmë kishte një telefon tjetër, dhe ai iPhone nuk ishte i pajtueshëm me rrjetin celular që ajo përdorte.

Në vend që ta përdonte iPhone, Green e la të mbyllur në një raft. Pajisja qëndroi në kutinë e saj, për vite me radhë.

Tetorin e kaluar, Green dëgjoi se një iPhone i gjeneratës së parë të vitit 2007 ishte shitur për 39,339,60 dollarë.

Artistja e tatuazheve kontaktoi shtëpinë e ankandeve LCG Auctions, e cila kontaktohet gjithmonë nga pronarët e iPhone-ve të vjetër. Por 99 për qind e rasteve, ata njerëz nuk kanë diçka vërtet të koleksionueshme, si iPhone i pa përdorshëm i Green-it, shpjegon themeluesi i LCG Auctions, Mark Montero.

LCG Auctions vlerësoi se telefoni do të shitej për të paktën 50,000 dollarë.

Ankandi fillon sot dhe do të përfundojë më 19 shkurt.

Gjenerata e parë e iPhone u lëshua në 2007 në dy versione, një me 4 Gb memorie me vlerë 499 dollarë dhe tjetri me 8 GB hapësirë ​​ruajtëse dhe një çmim prej 599 dollarë.

Celulari me prekje kombinoi për herë të parë aksesin në internet dhe muzikën iPod, me një aparat fotografik dixhital të integruar 2 megapiksel dhe aftësitë e riprodhimit të videos.

Në dekadën që pasoi, Apple shiti 1.2 miliardë iPhone, duke dominuar tregun e smartfonëve.

Në vitin 2019, Green u shfaq në shfaqjen televizive Doctor & the Diva, ku vlerësuesja Lori Werderame e vlerësoi iPhone-in e saj me 5,000 dollarë. Vlera e tij që atëherë është “rritur”.

Green shpjegoi se ajo vendosi të shesë iPhone tani për të financuar studion e saj të sapohapur të tatuazheve në New Jersey. “Nëse do të mund ta mbaja telefonin për rreth 10 vjet të tjera, ndoshta do ta bëja”, tha ajo për Business Insider. “Arsyeja e vetme që po e shes këtë telefon është sepse duhet të mbështes biznesin.”