Një i vdekur dhe një i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në Prishtinë ndërmjet policisë dhe të dyshuarve

Para pak çastesh ka ndodhur një shembim i zjarrit mes Policisë dhe disa të dyshuarve, ku ka mbetur i vdekur një i dyshuar dhe një tjetër është plagosur, bëjnë të ditur burme të KosovaPress-it.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur afër rrethit që gjendet “Te Ismeti” në rrugën që shpie për Fushë Kosovë.

Sipas këtyre burimeve, incidenti ka ndodhur pasi disa persona që ishin një veturë e zezë që ishte në kërkim nga policia, ishte duke i shitur armë një grupi tjetër dhe sapo kanë vërejtur veturën e policisë kanë filluar të shtënë drejt veturës së policisë.

Shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar për një periudhë të gjatë, ku i vdekur ka mbetur njëri nga të dyshuarit dhe është plagosur një tjetër.