Një i vdekur dhe katër të lënduar në aksidentin tragjik në rrugën Prizren-Gjakovë

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident që ndodhi në magjistralen Gjakovë Prizreni.

Ndërkohë dy nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Celinë të Rahovecit raportohet të jenë në gjendje të rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas Policisë, katër të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal në Gjakovë.