Një i vdekur dhe 135 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 135 raste pozitive dhe 1 humbje jete si pasojë e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon për situatën epidemiologjike të Covid19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.