Një gruas në Prishtinë i konfiskohet kallashi, po e mbante në shtëpi

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e një gruaje në Prishtinë për armëmbajtje pa leje.

Në shtëpinë e të dyshuarës është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 dhe 27 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Me vendim të prokurorit e dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Sipas urdhëresës së gjykatës është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarës femër kosovare, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK 47 dhe 27 fishekë të kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.