Një grua vdes në hyrje të një qendre votimi në Sarajevë

Një 81-vjeçare ka vdekur në hyrje të qendrës së votimit në Gërbavicë të Sarajevës.

Raportohet se gruaja vdiq pas një sulmi epileptik, ku në vendngjarje shkuan shërbimet e urgjencës dhe policia, shkruan Avaz.ba.

Mjekët bënë të pamundurën për të shpëtuar gruan, por pas një ore reanimimi, për fat të keq, nuk pati asnjë mënyrë për ta shpëtuar.

Ndryshe, kjo qendër votimi do të jetë e mbyllur për të paktën një orë, kështu që puna do të vazhdojë edhe pas orës 19:00