Në Rahovec gjatë ditës së djeshme është raportuar për një kanosje.

Një grua ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është kërcënuar nga ish- i dashuri i vajzës së saj,

“KANOSJE

Rahovec 28.12.2020-23:50. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar (ish i dashuri i vajzës së saj) me një shkrepës në formë të armës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, njofton policia e Kosovës.