Një grua në New York përplaset në më shumë se 10 vetura me kamionin që e vodhi

Gruaja vjedh kamionin e shërbimit postar dhe përplaset në më shumë se 10 vetura

Një grua është në paraburgim pasi dyshohet se ka vjedhur një kamion të postës në Brooklyn dhe është përplasur me të paktën 10 vetura të parkuara.

Një video nga vendi i ngjarjes tregon atë e cila vozitë nga të gjitha anët duke përplasur veturat përreth, përfshirë një të policie, ndërsa dëgjohen thirrjet e oficerëve që e kanë rrethuar.

21-vjeçarja u fut në kamionin e shërbimit postar dhe bëri xhiro rreth shtatë blloqeve, sipas burimeve të FoxNews.

Kur kamioni nuk ecte më, ajo tentoi të ikte në këmbë por shpejt u kap nga policia dhe u dërgua në mbajtje.

Asnjë i lënduar nuk është raportuar, megjithatë rreth 10 vetura janë dëmtuar.