Spitali i Gjakovës, “Isa Grezda”, ka njoftuar se rreth orës 17:30, në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës janë paraqitur pesë persona të lënduar në një aksident komunikacioni në fshatin Zhub të Gjakovës.

“Dy prej tyre, një grua dhe një fëmijë, kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, njofton spitali.

Ndërsa, “tre personat e tjerë janë pranuar për vazhdimin e trajtimit në Spitalin e Gjakovës: dy në Repartin e Ortopedisë dhe një në Repartin e Kirurgjisë”. 

Sipas spitalit, “gjendja e tyre e përgjithshme është stabile”.