Një gol i vetëm e lë pa pikë Bosnjën ndaj Spanjës

Përfaqësuesja e Anglisë ka shënuar edhe fitoren e tretë në po aq ndeshje të zhvilluara në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Në ndeshjen e tretë të Grupit I, Anglia e mposhti në shtëpi Poloninë me rezultatin minimal 2:1.

Harry Kane (19’) nga penalltia dhe Harry Maguire (85’) shënuan për Anglinë derisa golin e vetëm për Poloninë, e realizoi Jakub Moler në minutën e 58-të.

Me këtë fitore, Anglia i prinë grupit me nëntë pikë të mbledhura derisa Polonia mbetet në kuotën e katër pikëve pas tri ndeshjeve të luajtura.