Një gjermane dhe një polake dyshohet se janë zhdukur në Alpet Shqiptare (FOTO)

Dy gra, njëra gjermane dhe tjetra polake, dyshohet se janë zhdukur në rajonin e Alpeve Shqiptare.

Lajmin e ka bërë të ditur Admir Laliq, drejtor i Parqeve Kombëtare në Mal të Zi, në llogarinë e tij private në Facebook.

Postimi i tij është shpërndarë shumë edhe nga alpinistët në Kosovë e rajon.

Ajo që dihet, sipas Laliqit, është se dy gratë kishin hyrë në Mal të Zi nga Shqipëria përmes pikëkalimit në Vermosh me veturën e tyre më 13 gusht.

“Më 14 gusht ato kanë kontaktuar me familjet e tyre dhe që nga ajo kohë janë zhdukur. U kemi gjetur veturën e tyre në një parking në komunën e Plavës. Ju lutem të shpërndani fjalët dhe të shpresojmë se janë diku në malet e Kosovës, Shqipërisë e Malit të Zi”, ka shkruar më tej ai teksa ka lutur qytetarët që të kontaktojnë autoritetet nëse dinë diçka për to.

Policia e Kosovës ende nuk ka ndonjë informacion të konfirmuar, por është e njoftuar rreth rastit. /Ballkani.info

loading…