Ish-bashkëpunëtori i presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci përmes një fotoje të shpërndarë në facebook, ka bërë me dije se Ish-presidenti Ibrahim Rugova ishte takuar me grupin e këngëtarëve të këngës: “Kosova Calls for Peace” e këngë kjo e realizuar më 1998!

Këtij postimi Merovci ja shtuar edhe foton që e tregon si një dëshmi të këtij takimi.

Ja postimi i plotë:

Veç fakte!
Gjatë vizitës te Presidenti RUGOVA, me grupin e këngëtarëve të këngës: “Kosova Calls for Peace” e realizuar në vitin 1998!

Në foto: Violeta REXHEPAGIQI, Benet KAÇI, Besa DIDA, Labinot KRASNIQI, Fanë RUGOVA, BB POQI, Genc SALIHU, Dukagjin LIPA, Donika GASHI, Nora MUÇAJ, Shkumbin KRYEZIU, Xhevdet GASHI, Adelina ISMAILI, Mona ISMAILI, Sabri FEJZULLAHU dhe Sinan VLLASALIU!
Në mungesë të “Selfie”, foton e shkrepa unë!

https://www.youtube.com/watch?v=2Gjamot8SBw