Një fëmijë i një kopshti privat ëshë i prekur me koronavirus në Prishtinë.

Dje në Kosovë u konfirmuan 6 raste me koronavirus, prej tyre 3 janë nga Komuna e Prishtinë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, në një lidhje direkte në Rtv Dukagjin ka njoftuar se infeksionet e reja janë raste kontakti të rasteve të mëhershme dhe 20 fëmijët e çerdheve të kryeqytetit ende nuk janë testuar dhe shpreson se një gjë e tillë do të bëhet gjatë ditës së nesërme.

Ai thotë se njëri nga tre të infektuarit e ditës së djeshme është një fëmijë nga një kopsht i sektorit privat.

“Është njoftuar kopshti dhe njëkohësisht edhe IKSHPK. Nesër apo sonte në orët e vona Instituti do të kontaktojë me kopshtin dhe do të vazhdojë me gjurmimin e rasteve të kontakteve të këtij fëmijës”, tha ai.

Prishtina nga 113 raste me koronavirus, 38 prej tyre janë aktive.

 “Deri më tani kemi 73 të shëruar ndërsa pritet ditëve në vijim të kemi të shëruar të tjerë pasi kanë bërë rreth një muaj prej se janë infektuar”, tha ndër të tjera Bujar Gashi