Një familje e tërë u shua nga aksidenti: Mësohen personat e tjerë që vdiqën bashkë me Kobe Bryant

Helikopteri me të cilin po udhëtonte basketbollisti Kobe Bryant, fluturoi në mjegull përmes Los Angeles u rrëzua të dielën duke lënë të vrarë 9 personat që ishin në bord

Bryant vdiq së bashku me vajzën e tij 13 vjeçare, Gianna Bryant dhe 7 persona të tjerë.

Të dhëna e fluturimeve tregojnë se helikopteri u duk se kishte telashe, derisa po qarkullonte në një lartësi shumë të ulët dhe audio kontrolli i trafikut ajror sugjeron se kushtet po keqësoheshin deri në përplasje.

Raportet fillestare pretendonin se 5 njerëz ishin vrarë, por numri i të vdekurve ishte rritur në 9, përfshirë pilotin. Në mesin e atyre që u vranë ishte edhe John Altobelli, një trajner bejsbolli në Orange County College, gruaja e tij Keri dhe vajza Alyssa. Trajneri i basketbollit për vajza, Christia Mauser vdiq gjithashtu në përplasje.

Shkaku i përplasjes është nën hetim, por kulla e kontrollin në Aeroportin Burbank u kontaktua nga piloti pak para orës 10 të mëngjeit me kohën lokale. Rreth orës 09:40 të mëngjesit, helikopteri u kthye në jug, drejt një zone malore, sipas të dhënave të gjurmuesit të fluturimit.

Dëshmitari okular Scott Daehlin, tha se ata nuk dëgjua ndonjë anomali të motorit. Ai u tha policisë së gjithçka dukj se po shkonte mirë. Por sipas tij ”dukshmëria” ishte fajtori kryesor.