Një dokumentar i veçantë, i kushtuar njeriut që ia kushtoi zemrën dhe jetën futbollit.
Sami Kelmendi është një emër që nuk ka nevojë për shumë prezantim. Kontributi, përkushtimi dhe dashuria e tij për futbollin kanë lënë gjurmë që nuk shuhen lehtë.
Dokumentari “Zemra që rrahu dhe pushoi për futbollin” vjen si homazh për jetën dhe veprën e tij, duke rikthyer kujtimet dhe respektin për një njeri që futbollin e kishte më shumë se pasion e kishte pjesë të shpirtit.







