FOTO: Ilustrim

Një burrë në Gjilan raporton se persona të panjohur i dëmtuan 220 koshere bletësh

Një burrë nga fshati Partesh i Gjilanit ka raportuar në Polici se nga persona të panjohur i janë dëmtuar 220 copë koshere bletësh.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se është njoftuar prokurori dhe se rasti po vazhdon të hetohet.

“Fsh. Partesh, Gjilan 15.03.2024 – 13:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona të panjohur i janë dëmtuar 220 copë koshere bletësh. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

VIDEO BONUS: