Një 64 vjeçare pjesë e “Për’puthen +40”

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, moderatorja e njohur Bora Zemani, ka zbuluar disa detaje mjaft interesante në lidhje me “Për’puthen +40”, e cila pritet të nisë transmetimin shumë shpejt.


Bora ka treguar se konkurrentja më e madhe që ka firmosur kontratën që të jetë pjesë e programit është 64 vjeçe. Sipas saj, ajo është një zonjë me energji të jashtëzakonshme.

Gjithashtu modetorja zbuloi se si një grua ka zgjedhur të bëhet pjesë e “Për’puthen +40”, edhe pse djali i saj i madh nuk ka qenë dakord.

“Ishte një zonjë që thoshte e kam djalin e madh, i cili nuk donte që të bëhej pjesë e “Për’puthen”. Por ajo tha: ‘Gjithë jetën kam bërë gjëra që kënaqnin të tjerët, e tani dua të bëj të kënaqur veten time’”, tregoi Bora.

Kjo e fundit shtoi se sigurisht që është e vështirë të jesh në syrin e një publiku që të kritikon, “por ne do jemi pranë tyre. Nuk do jetë kaq e vështirë dhe e frikshme”.

Ndërsa kur moderatori i njohur, Flori Gjini, e pyeti nëse do të kenë llogari në “Instagram”, ajo tha se nuk e di.

Të gjithë ata që janë mbi 40 vjeç thonë se tani do e shijojnë dashurinë dhe jetën.

“Po edhe mund të kenë, kur janë mbi 40 përdor më shumë “Facebook”, por kjo nuk na intereson ne. Nuk u intereson shumë ajo pjesë, e kanë fokusin te njëri-tjetrin, janë aty për qëllimin kryesor, të gjejnë dashurinë”, tha Bora, e cila përfundoi duke thënë se “është lumturuar shumë” kur ka marrë vesh se do të jetë ajo moderatorja e “Për’puthen +40”.