Një vajzë 15 vjeçare ka përfunduar në QKUK me lëndime të rënda trupore.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se vajza ka rënë nga kati i 5’të i një banese.
Rasti ka ndodhur te rruga B në Prishtinë, rreth orës 22:00.
Ende nuk dihet se në çfarë rrethana ka ndodhur, dhe Policia ka hapur hetim për rastin.







