Nitaj për deklaratën e Ferajt: Nuk ka më antinjerëzore se sa ta pyesësh dikë se përse nuk je vra

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Muharrem Nitaj, ka folur për deklaratën që bëri buj këtë javë, ku këshilltari i Albin Kurtit, Nexhmedin Feraj, e pyet Ramush Haradinajn pse nuk je vra ti në luftë, po vëllezërit e tu.

Nitaj tha se nuk ka më antinjerëzore se sa kjo deklaratë e këtij Ferajt.

“Nuk besoj që ka më antinjerëzore se sa ta pyesësh dikë se përse nuk je vra ti, po janë vra vëllëzërit tuaj”, tha Nitaj.

Nitaj thotë tuje se problemi është më i thellë dhe se kryeministri Kurti duhet të sqarojë nësa ka “dritë – hijë” në të kaluarën e tij politike.

“Ndërkaq ky zotëria flet se si po e lufton së bashku me kryeministrin Kurti jo-njerzoren. Problemi është pak më i thellë, se sa po mundohet ta paraqet ky zotëria. S’ka të bëjë fare me zotri Ferajn. Unë mendoj që një person që në rastin konkret është kryeministër i Kosovës, e që emrin e ka Albin Kurti, duhet të jetë i gatshëm gjithmonë që të sqarojë nëse ka dritë-hije në të kaluarën e tij politike”, tha Nitaj, i cili ngreh dyshime edhe për intervistën e Kurtit në burgun e Pozharevcit.

“Ka qenë një pyetje krejt legjitime për mua. Unë besoj që për ata që e kuptojnë opinionin publike dhe për ata që e kuptojnë diskursin publik, të një njeriu që i kërkon përgjigje për një episodë të jetës ose të kaluarës së tij politike, gjatë kohës sa ka qenë Albin Kurti i burgosur, një pyetje shumë legjitime. Pra, le të tregoj zotria se në çfarë rrethana i është mundësuar nga statusi i të burgosurit të dal në një konferencë për shtyp”, shtoi ai.