NISMA nuk e kaloi pragun, dy ish-zyrtarët e saj (tash në AAK) të buzëqeshur duke drekuar

NISMA Socialdemokrate e Fatmir Limajt, nuk arriti ta kaloi pragun zgjedhor prej 5%, çka mbeti kështu jashtë Kuvendit të Kosovës.

Kjo parti u dobësua para zgjedhjeve, pasi i ikën disa nga figurat kyçe të saj.

Ndër të parët që ju largua kësaj partie ishte Bajram Hasani që për një kohë mbajti pozitën e ministrit të Tregtisë.

Hasani pasi e la NISMA-n, ju bashkua AAK-së së Ramush Haradinajt ku vazhdon të angazhohet edhe sot.

Ky i fundit sot ka postuar një foto me një prej dikur njerëzve më të afërt të Fatmir Limajt. Fjala është për Haxhi Shalën me të cilin ka drekuar sot.

Edhe Shala para zgjedhjeve të 14 shkurtit ishte larguar nga NISMA, dhe më pas kishte aderuar në AAK.

Shala nuk arriti të bëhet deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, kurse Hasani nuk kishte garuar.

Hasani e Shala shihen të buzëqeshur, ndërsa përveç fotos nuk kanë shkruar ndonjë mbishkrim.