Serbi

Nisin protestat masive në Beograd, a po i vije fundi Aleksandar Vuçiqit?! (FOTO/VIDEO)

Protesta me sloganin “Stop këmishave të përgjakura”, e paralajmëruar si kundërshtim i “dhunës së pushtetit” dhe partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është mbajtur sonte në Beograd.

Përkundër shiut, sipas medieve serbe, plateja para Fakultetit Filozofok është plot, ndërsa të tubuarve u është drejtuar aktori Branislav Trifunoviq.

Pastaj, si ishte paralajmëruar, qytetarët janë nisur në shëti deri te Kuvendi i Serbisë dhe televizioni shtetëror RTS.

Siç ishte paralajmëruar, në protestë nuk ka pas logo partiake, ndërsa kanë arritur shumica e liderëve të pjesës më të madhe të opozitës, transmeton Ballkani.info.

Pjesëmarrësit e tubimit ka në mbajtur një transparent të madh “Gjithmonë bilbili, kurrë më pushka” si dhe më të vegjël, në të cilët shkruan “Majo, Marijane”, “Për pushtet të së drejtës e drejtësi”.

Disa nga protestuesit bartin flamuj të Serbisë, u binë pipave, ndërsa kanë shpalosur edhe një transparent “RIP larës të dritareve”, “Neonaci naprednjaci” (neonacistë, progresistë – për partinë e Vucicit), “Bandë e përgjakur”, “Pse hesht Evropë”, “Poshtë qeveria, me tërë forcën në kokë”, “Hapini mediat për kokat e opozitës”, etj.

Në protestë nuk është parë policia e uniformuar. Protesta “Stop këmishave të përgjakuara” është organizuar pas sulmit që kohë më parë i është bërë njërit nga themeluesit e Këshillit për Serbinë, lideri të së Majtës (Levica), Borko Stefanoviq dhe dy bashkëpunëtorëve të tij.

Pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte thënë se do të jetë vet populli serb që do ta rrëzojë nga pushteti Vuçiqin.

Kjo pasi që taksa do ta shtyjë popullin që të ngrihet kundër tij.

Këtë deklaratë të Haradinajt e kishte komentuar në 2-3 raste edhe Vuçiqi, duke ironizuar se parashikimi i Haradinajt edhe “mund të del i saktë”. /Ballkani.info/