Niset drejt Tiranës trupi i Katsifas pas kërkesës së Krimeve të Rënda

Prindërit e terroristit Konstandinos Katsifas që sulmoi me armë forcat e rendit të Shqipërisë vendosën ditën e sotme që të mos e tërheqin trupin e djalit të tyre nga morgu i Gjirokastrës.

Vendimi u mor me pretendimin e kryerjes së një ekzaminimi të dytë nga autoritetet greke sipas tyre pasi ata nuk i besojnë Shqipërisë.

U tha se meku grek erdhi, ndërkohë që mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që trupi i pajetë i Kostandinos Kacifas, të sillet në morgun e Tiranës për ekzaminime të detajuara.

Mësohet se trupi i viktimës është nisur drejt kryeqytetit, pasi ekspertiza do të kryhet nga mjekësia ligjore qendrore.