Nis rinumërimi për 530 vendvotimet, këto janë 5 arsye që KQZ-ja vendosi ta bëjë këtë

Ka filluar rinumërimi i 530 vendvotimeve që i përkasin komunave të ndryshme, ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

I njejti ka treguar edhe arsyet e rinumërimit që i kanë karakterizuar në pesë grupe.

• Nga të gjeturat nga auditimi rezulton se janë 149 vendvotime tek të cilat nuk përputhen votat e kandidatëve me votat e subjekteve politike për shkak të gabimit teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike.

• Gjatë auditimit rezulton se 24 vendvotime kanë problem teknike të mospërputhjes së numrit të fletëvotimeve, mungesës të faqeve apo rezultatet janë të paqarta.

• Nga të gjeturat nga auditimi rezulton se 81 vendvotime në këto vendvotime nuk ka vota tek subjekti politik por ka tek kandidati/kandidatët.

• Në 89 vendvotime, gjatë auditimit është verejtur se kandidati ka më shumë vota se subjekti politik.

• Në 187 vendvotime rezulton se kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik.

loading…