Ka nisur mbledhja e komisionit hetimor parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës, si dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit pritet të shqyrtojnë planin e veprimit, i cili përcakton hapat dhe angazhimet e mëtejshme të këtij komisioni në kuadër të hetimit parlamentar.