Ka nisur ndeshja ndërmjet Irlandës së Veriut dhe Kosovës që po zhvillohet në Belfast të Irlandës

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, derisa për Kosovën fitorja ka rëndësi të madhe pasi do ta siguronte pozitën e dytë në tabelë.

Në bazë të formacionit të hedhur në fushë trajneri Alian Giresse shihet se Kosova në këtë sfidë ka hyrë për fitore.

Tashmë kanë kaluar 2 minuta lojë dhe rezultati është i barabartë 0:0.