Ka nisur Kuvendi i rregullt i Punës në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Aty pritet të bëhet prezantimi i punës në periudhën 2018/19.
I pranishëm është edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, që kohëve të fundit kishte dalë zëshëm kundër kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, e ndaj të cilit kishte thënë se janë mbledhur më shumë se 30 nënshkrime për ta shkarkuar.
Në Kuvend janë të pranishëm 54 delegatë nga 58 të ftuar.
Armand Duka, kryetar i Federatës Shqiptare të Futbollit, është i deleguar nga UEFA për të monitoruar Kuvendin.







