Nis konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Thaçi po e ndjek atë përmes lidhjes LIVE

Ka filluar konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale.

Seanca ka filluar me prezantimin e palës mbrojtëse, si dhe përfaqësuesve të Prokurorisë dhe Gjykatës.

Konferencën e sotme është duke e ndjekur përmes lidhjes direkte edhe vetë ish-presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do bëjnë paraqitjen e mëtejshme në orare të ndryshme.

Thaçi e nis i pari në ora 10:00, Veseli në ora 11:15, Krasniqi në ora 14:00 dhe i fundit Selimi në ora 15:15.

Ndërkaq, gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të mos fillojë as këtë vit meqë të njëjtit tani do të përballen me pretendime të reja të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.