Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka filluar faza e tretë e ndërtimit të rrugës “Bajram Bahtiri”, një projekt kyç për zonën e Gollakut që po realizohet me standarde të larta.

Ky projekt përfshin: Zgjerimin e rrugës në tri korsi, ndërtimin e trotuareve për këmbësorë, instalimin e ndriçimit publik, investime në sistemin e ujësjellësit dhe përmirësime në rrjetin e kanalizimit.

“Ky projekt është më shumë se një investim në infrastrukturë – është një hap konkret drejt përmirësimit të jetës së banorëve dhe lidhjes së fshatrave me pjesën urbane të kryeqytetit”, thuhet në njoftim.