Nis ceremonia e firmosjes së marrëveshjes mbi 200 milionë dollarëshe: Kosovë – MCC

Në Uashington, në orën 22:00, ka nisur ceremonia e firmosjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Korporata së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Programin Kompakt të Kosovës, që pritet t’i sjell vendit mbi 200 milionë dollarë investime në projekte në fushën e energjisë.

Në ceremoni të pranishëm janë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.