Igball Jashari

Nipi i Rifat Jasharit shpërblehet me çmimin e dytë nga FFK-ja për Ligën e Pionierëve

Igball Jashari, i biri i gjeneralit të Ushtrisë së Kosovës, Bashkim Jasharit, sot gjatë ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve në Ligën e Juniorëve është shpërblyer me çmimin e futbollistit të dytë më të mirë për grupmoshat e pionierëve.

Igballi mban të trashëguar me krenari të lartë emrin e xhaxhait të vet të rënë dëshmor.

Përpos që merret me shkollimin dhe vijon mësimet në klasën e tetë në Skenderaj, ai merret edhe me sport, më konkretisht me futboll, për të cilin sot edhe është shpërblyer nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Ekipi i preferuar i Igballit është Manchester United, ndërsa një ditë ëndërron ta veshë edhe fanellën e Kombëtares së Kosovës në Futboll