Nipi i John Kennedyt në protestën e mohuesve të koronavirusit në Berlin: Bill Gates ka agjendë të fshehur

Djali i Robert F Kennedyt dhe nipi i ish-presidentit të SHBA, John F Kennedy, ka marrë pjesë në protestën e Berlinit kundër masave për përhapjen e koronavirusit.

Robert F Kennedy Jr është kundërshtar i ashpër i vaksinimit të personave të infektuar me COVID-19, por po kritikohet nga anëtarët e familjes Kennedy për pikëpamjet e tij.

Në protestën e mbajtur pranë portës së Brandenburgut në Berlin ishin përfshirë edhe fëmijët, raporton BBC.

“Unë nuk jam simpatizues i krahut ekstrem të djathtë. Jam këtu për të mbrojtur liritë tona themelore”, tha para mediave 66-vjeçari teksa kishte të veshur një bluzë, ku shkruante, “Mendimet ndihmojnë”.