Pas bastisjes disa orëshe të banesës së familjes së dy heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu nga Eulex, ka reaguar nipi i tyre Fahriu, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai është shprehur se do ta “përballojnë këtë fortunë”.
“Erërat lëkundin degët, por trungun jo”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Kujtojmë se sot në orët e para të mëngjesit Eulex ka bastisur banesën e familjes Fazliu, nga ku edhe janë marrë disa dokumente, por nuk dihet për cilin rast.
Postimi i plotë i nipit të dy heronjve:
Do t’i përballojmë edhe kësaj fortune!
Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kalurën tonë të lavdishme!🇦🇱
“Erërat lëkundin degët, por trungun jo”🇦🇱
Lavdi gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit.
Respekt për gjithë luftëtarët e lirisë!







