Udhëheqësi i Forumit Intelektual në koalicionin AAK-NISMA, ashtu edhe kandidati për deputet nga ky koalicion, Artan Nimani ka përkujtuar maskrën e Reçakut.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sot shënojmë përvjetorin e Masakrës së Reçakut, një ngjarje që mbetet e skalitur në kujtesën historike të popullit shqiptar si simbol i dhimbjes, guximit dhe kërkimit për drejtësi.

“Më 15 janar 1999, forcat serbe kryen një akt barbar ndaj popullsisë civile të fshatit Reçak, ku humbën jetën 45 civilë të pafajshëm. Ky krim, i dënuar ndërkombëtarisht, shënoi një kthesë vendimtare në ndërgjegjësimin botëror për padrejtësitë dhe krimet e luftës në Kosovë.Masakra e Reçakut nuk ishte vetëm një tragjedi njerëzore, por edhe një thirrje për veprim. Pamjet e tmerrshme dhe dëshmitë e mbledhura nga Ambasadori William Walker dhe të tjerët tronditën botën, duke çuar në një përshpejtim të përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund represionit serb në Kosovë. Ajo shërbeu si katalizator për ndërhyrjen humanitare të NATO-s, duke çliruar popullin e Kosovës nga dekada të tëra dhune dhe shtypjeje”, ka shkruar ai./Ballkani.info/

Postimi i plotë: