Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Forumi Intelektual E30-Nisma, Prof. Dr. Artan Nimani ka thënë se Kosova ka humbur katër vite me Qeverinë Kurti.
Ai për Ballkani.info ka thënë se qytetarët e Kosovës jetojnë më keq sot se para katër, tri, dy vitesh apo edhe para një viti, për shkak të siç thotë ai një gjendje jostabile ekonomike, një hiperinflacioni dhe për shkak të amatorizmit të kësaj qeverie, me theks të veçantë në financat publike.
“Ne jemi dëshmitarë të përditshëm të ngecjeve, qoftë infrastrukturore, zhvillimore apo të orientimeve dhe ndodhemi nën sanksione, për të cilat mendoj se janë elemente të mjaftueshme, që vendi ynë të rikthehet në binarët e vet”, tha tutje Nimani.
Kujtojmë që Prof. Dr. Artan Nimani garon në listën e AAK-E30-Nisma me numrin 25.
Intervista e plotë e Dr. Nimanit për Ballkani.info:







