Nikollë Nikprelaj përcjellë vëllain për në gurbet: Mbetëm pa të dy prindërit, por ti mos harro të vizitosh vendlindjen

Java e kaluar ishte e trishtë për Nikollë Nikprelajn, pasi nëna e tij ndërroi jetë.

Ndërsa tani këngëtari ka bërë një shkrim në Facebook për vëllain e tij, të cilin ai po e përcjellë për në gurbet, ndërsa ka vazhduar duke thënë që pavarësisht se dy prindërit si kanë më, ai duhet të vijë ta vizitojë vendlindjen.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Udhë të mbarë për në Amerikë vëlla Zef! Tani mbetëm pa të dy prindët kështu që unë mbeta plaku i shtëpisë! E di që tani ke më pak motiv për me vizitu vendlindjen por shkon një motiv dhe vjen një tjeter! Vazhdo te vish sa më shpesh dhe të qëndosh sa më gjatë! Ky ësht edhe një amanet i pa lënë i prindërve tanë! Këtu është guri i themelit tënd!
Mos e harro këtë GURË! Në këta gur tani më kemi eshtërat e prindërve dhe të parëve tanë! Eja me të katër femijët tu! Mos eja vetun.Nuk i dihet,ndoshta nesër njëri nga fëmijet kërkon që mu te ky gurë të bëj darsëm! Une axhi të ngjitem në gurë dhe te ja them këngës që ma mësoi baci! E di se jemi të pikëlluar se prindi thonë nuk ka moshë! Por jeta vazhdon! Une iu kam munguar shumë prindërve falë frofesionit që kam, mirëpo e falenderoj Zotin që ma bëri të mundur të jam pranë dadës (nënës) sidomos gjatë kësaj periulle deri në momentet e fundit të jetës së sajë! Edhe ti Zef, edhe Lezja keni qenë moralisht e jo vetëm afër dadës! Dada pastë tokën e lehtë kurëse ti Zefo mos e harro “Gurin”!