Niko Kovaç mund të rikthehet shpejt në Bundesliga

Ish trajneri i Bayernit, Niko Kovaç është kandidat për të marrë drejtimin e Hertha Berlinit në verën e vitit të ardhshëm, raporton revista “Kicker” të enjten.

Ante Çoviq është liruar nga posti i kryetrajnerit të Herthas dhe është zëvendësuar deri në fund të stinorit nga ish seleksionuesi i Gjermanisë dhe SHBA-së, Jurgen Klinsmann.

Mirëpo, raportohet se Niko Kovaç është në krye të listës së dëshirës së Herthas për të marrë postin e kryetrajnerit nga stinori i ardhshëm.

Kovaç është shkarkuar nga Bayerni pak javë më parë pas një starti të dobët të stinorit. Më herët ai kishte drejtuar edhe Eintracht Frankfurtin dhe po ashtu përfaqësuesen e Kroacisë.