Nike prezanton të ardhmen e atleteve hi-tech

Sipas Nike, atletet Adapt BB kanë elektromotorë dhe “marshe” tensioni të cilat automatikisht lirojnë ose shtrëngojnë këmbën e atletit.

Prej kohësh Nike ka folur për evolucionin e atleteve të basketbollit. Ditën e sotme prodhuesi më i madh në botë i atleteve prezantoi të ardhmen e tyre me Nike Adapt BB.

Këto atlete hi-tech jo vetëm që mund të kontrollohen përmes një aplikacioni por gjithashtu përshtaten me këmbën.

“Gjatë një loje normale basketbolli këmba e atletëve ndryshon dhe ndryshimi i madhësisë së këpucës për të ndihmuar qarkullimin e gjakut apo shtrëngimi kur është e nevojshme për performancë janë elementë që mendojmë se do ta përmirësojnë eksperiencën e atletëve,” shprehej ekzekutivi i kompanisë Eric Avar.


Sipas Nike, atletet Adapt BB kanë elektromotorë dhe “marshe” tensioni të cilat automatikisht lirojnë ose shtrëngojnë këmbën e atletit.

Duke përdorur aplikacionin e Nike lojtarët mund të përcaktojnë masën e shtrëngimit.

Teknologjia e cila quhet FitAdapt do të përditësohet vazhdimisht tha Nike.

Atletet gjithashtu do të vinë me teknologjinë e karikimit wireless Qi. Ato fillojnë nga 350 dollarë.