Sulmuesi danez, Nicklas Bendtner është dënuar me 50 ditë burg pasi e sulmoi një taksist, këtë e ka konfirmuar Gjykata e Qytetit të Kopenhagës të premten.

30-vjeçari, i cili luan për klubin norvegjez, Rosenborg, nuk ka pranuar që ta mbajë dënimin, ka thënë avokati i tij.

Bendtneri në të kaluarën ka luajtur për Arsenalin nga viti 2005 deri në vitin 2014, po ashtu ka qenë pjesë e Wolfsburgut, Nottingham Forest.

Për Kombëtaren e Danimarkës ai ka shënuar 30 gola në 81 paraqitje.