MPB
Ngrihet kallëzim penal ndaj zyrtarit të MPB-së, shfrytëzoi parkingun e ministrisë për “Rent a Car”
Policia e Kosovës ka ngrehur kallëzim penal ndaj një zyrtari të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në njoftimin e Policisë thuhet se R.A, akuzohet se në cilësinë e zyrtarit të kësaj ministrie e kishte shfrytëzuar parkingun për veturat e një kompanie “Rent a Car”.
Njoftimi i plotë:
Më 26.05.2023 hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas veprimeve hetimore në teren, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, kanë ngritur kallëzim penale në Prokuronin Themelore të Prishtinës, kundër të dyshuarit R.A., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1981).
I dyshuari duke përdorur autoritetin zyrtar (zyrtar i lartë për monitorimin e transportit qeveritar në MPB), dyshohet se që nga viti 2020, ka shfrytëzuar parkingun e ministrisë për veturat e kompanisë private ‘…renta car’.
Me të pranuar informatën nga një medium publik, Prokuroria Themelore Prishtinë, ka autorizuar policinë për fillimin e hetimeve ndaj këtij të dyshuari.
Gjatë punës hetimore, policia ka arritur të sigurojë dëshmi se i dyshuari në vazhdimësie ka kryer ketë vepër penale nga viti 2020. Policia ka gjetur e sekuestruar prova për kryerjen e kësaj vepre.
I dyshuari është intervistuar, është iniciuar rasti si më lart dhe me aktvendim nga prokurori kompetent rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.